ulet numri i viktimave në Itali, në 24 orë shënohen 727 të vdekur, 1 118 të shëruar

Italia vijon të jetëe ngërthyer nga numri i lartë i viktimave. megjithse gjatë 24 orëve te fundit është shënuar një ulje krahasuar me një ditë më parë. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 727 persona, duke shënuar ulje krahasuar me ditën e djeshme që ishte 837 viktima. Ndërsa numri i të infektuarve ka pësuar rritje, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 937 raste të reja me COVID-19, ndërkohë që një ditë më parë ishin 2 107. Një lajm i mirë vjen për të shëruarit, ku dhe numri i tyre ka shënuar rritje. Gjatë 24 orëve janë shëruar 1 118 persona nga 1 109 që ishin ditën e djeshme. Gjithsej COVID -19 ka shënuar 13 mijë e 155 viktima në Itali, janë infektuar gjithsej 110 574 persona , ndërsa janë shëruar dhe kanë fituar betejën e tyre me virusin 16 847.