Basha i kërkon që tu japë para cash qytetarëve për të kaluar krizën. I përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e Bashës se qytetarëve u duhet dhënë para në dorë, për t’i ndihmuar për përballimin e krizës. Rama tha se këta që thonë këto receta, ose kanë ardhur nga piramidat ose kanë harruar të ndërrojnë pllakën e gramafonit.

“E di mirë, vuajtjen e shumë kujt që po përjeton shtrengimin e rripit ekonomikisht, po dijeni mirë se unë do bëj çdo gjë që t’iu ndihmojë. Kur shikoj disa që tregojnë disa receta për dhënie me lekë në dorë dhe kuptoj ose që vijnë nga rruga e piramidave, që e dini se çfarë ka ndodhur ose ka ndërruar të kthejë pllakën e gramafonit që para luftës”, u shpreh Rama.