1433: Kur doxhi i Venedikut, emëronte administratorin e Lezhës

Nga Armand PLAKA

Dekret i Doxhit te Venedikut, Francesco Foscari, (1373-1457) me anë të së cilit fisniku venedikas Girolamo Lambardo emërohej për një periudhë dyvjeçare si administrator (provveditore) i kështjellës së Lezhës.

Lezha, e cila në atë kohë citohet në disa burime si një bazë e rëndësishme për tregtinë e kripës me vendet në brendësi të Gadishullit, duke shënuar ekskluzivisht Serbinë, kishte qenë një posedim venedikas qysh nga 1393 (për shqiptarët sikurse dihet, ajo merr një rëndësi të fortë simbolike, pasi në Lezhë, veç “Besëlidhjes” së 1444, në vitin 1468 pas vdekjes së Skënderbeut, eshtrat e tij u vendosën po aty).

Emërimi i fisnikut Lambardo shoqërohet me një listë të detajuar të detyrave e funksioneve të tij, disa prej të cilave janë bazuar mbi instruksionet që rridhnin qysh nga vitet 1404-1427, e që mbaheshin pra akoma në fuqi.

Dokumenti në fjalë përbën një manuskript të mirëfilltë me shtritje të gjerë horizontale, dmth me margjina të gjera. Dokumenti përmban edhe shënimin me gravurë të gdhendur të Amedeo Svajer (1727-91), një tregtari venedikas dhe pasionant e koleksionist, si dhe bibliofil me origjinë gjermane.

Pas vdekjes së tij, pjesë të bibliotekës së tij iu kaluan doxhit të fundit venedikas, Lodovico Giovanni Manin (1726-1802). Ndërsa pjesa më e madhe e koleksionit të Manin duket se është transferuar në Bibliotelën Publike “Vincenzo Joppi” në qytetin Italian të Udines pas Luftës në 1949, manuskripti i këtueshëm u bë në kapërcyellin e shekujve XX dhe XXI, pjesë e një koleksioni privat në Austri.

Dokumenti mban datën 2 shtator 1433 dhe sigurisht është lëshuar në Venecia dmth Venedik. Ai është dokument në 6 fletë i shkruar në latinisht e përveç kapakut, ku shenohet “Comissio egregii et nobilis viri domini Jeronimi Lambardo honor provisoris Alesii”, katër të parat përmbajnë numra dhe përmbajtje tekst, kurse faqja e fundit është lënë bosh.

Foto të Doxhit të Venedikut sigurisht se na janë përcjellë, ndërsa mungojnë ato të administratorit që në latinisht dhe në shqip thirrej: Jeronim Lambardo.

Ky manuskript origjinal, tashme ne forumet per koleksionistet e antikuareve, shitet minimalisht per vleren e 7.500 eurove.