“Shtetrrethim” deri në 18 prill, Italia jep 4.7 miliardë euro për Komunat dhe të varfërit

Masat drastike dhe kufizimet për qytetarët dhe një pjesë të bizneseve në Itali janë shtyre tyë paktën deri në 18 prill.

Ky është vendimi I ri I qeverisë italiane, e cila “shtetrrethimin” e ka shtyre nga 3 prill për në 18 prill, pra me 15 ditë më shumë.

Vendim I detyruar, e ka shpjeguar kryeministri Conte për shkak të situatës që vazhdon të jetë e rëndë, sidomos në Lombardi.

Bashkë me këtë vendim, Conte bëri publike edhe paketën financiare që do ti vijë në ndihmë Komunave dhe qytetareve në nevoje të cilët po hasin vështirësi në mblerjen e ushqimeve baze.

“Shteti është këtu dhe në funksion të nevojave të italianeve. E dime që ka shumë njerez që vuajnë në këtë situatë dhe kanë vështirësi yë blejne edhe gjërat bazime ditore. Për këtë arsye firmosa dekretin e ri për ti xhiruar një fond prej 4,.3 miliarde eurosh të gjitha Komunave për të përballuar këtë emergjencë. Ndërkohe që 400 milione euro do të shkojnë për Mbrojtjen Civile në mënyrë që ti sigurohen nevojat bazike të gjitha familjeve në vështirësi ekonomike.”, u shpreh kryeministri Rama.