Rama është njëlloj si një babai i cili rrogën e çon për bixhoz, për shokët

Nga Indrit Vokshi

Nëse ju skeni 10 mijë lek të vjetra, nuk mundeni të blini as në një dyqan lagjeje. Edhe buxheti i shtetit kur nuk ka para nuk mundet të përmirësojë asnjë shërbim.

Pse buxheti nuk ka para?

E para janë shpenzimet e fryra administrative; për të paguar 100.000 militantët, për të paguar salltanetin qeveritar. E dyta shkojnë në tendera, tenderohen shërbime përtej vlerës me qëllim kanalizimin e parave tek miqt.

E treta janë konçesionet. Mekanizma të cilat qeveria i përdor për t’i kanalizuar taksat e tatimet tek firmat e saj private.

Kështu mbetemi pa para për të financuar rendin, shërbimin cilësor të administratës, arsim, shëndetësi, ambient e gjithçka.

Kryeministri është njëlloj si një kryefamiljar i cili rrogën e çon për bixhoz, pije dhe për të qerasur shokët.

Me një dallim; nëse kryefamiljari i ka paratë e veta, kryeministri qeras me paratë e 300.000 shqiptarëve.