Kërkojnë mjekë pensionistë e kinezë, por qeveria për një video çon 30 mjekë në Itali


Nga Patrik Sadikaj

Shumë mirë që ndihmojmë Italinë me mjekë, por a nuk ishte Rama dhe ministrja e tij që bënë apel mjekëve të dalë në pension dhe studentëve të bashkohen në frontin e luftës! Pra në luftë askush se ka luksin të heqë ushtarë nga fronti por ti shtojë ata.
A nuk tha zv. Ministrja e Ramës që kemi kërkuar mjekë nga Kina?!
Atëherë pse duhet të marrim mjekë kinezë, kur tanët qenkan kaq të zotë sa oër të lufruar në Itali?!
Nuk ka kuptim të bëjmë statuse falenderimi e të mbushim mediat me lajme për një mjek pensionist që vesh uniformën dhe del në front, ndërsa kolegët e tij i heqim nga fronti!
Apo më shumë vlen propaganda e shitja e tangërllikut në Itali, sesa përgjegjshmëria për ti shërbyer qytetarëve tanë këtu?!
Për një video, një selfie dhe për një deklaratë të Di Maio, një show me mjekët që në fakt këto kohë janë të vetmit që meritojnë fjalë të mira. Nuk është koha që mjekët të përdoren për propagandë. Në një kohë kur ne të ishim pa luftë (termin luftë e përdor shoku km) jo 33, por 333 mjekë të kishim çuar, do ishte përshëndetur nga të gjithë, por jo në kohë lufte.
Ne nuk e kemi luksin që për hir të manisë kryeministrore për dukje, të heqim 33 mjekë nga beteja me një armik të egër e të padukshëm, sepse siç thotë vetë kryeministri, rrezikojmë ta paguajmë shtrenjtë