VIDEO | Vladimiri fiton “luftën” me Koronavirusin. Mesazhi i tij pas daljes nga Infektivi

 

Një tjetër pacient ka dalë i shëruar këtë të shtunë nga spitali Infektiv. Ai është pjesë e 33 personave që janë raportohen të shëruar plotësisht nga COVID-19 deri më tani.

Ministrja e Shëndetesisë Ogerta Manastirliu shpërndau mesazhin video të djalit të ri nga Elbasani që “mposhti” virusin e rrezikshëm.

Mes të tjerave , ministrja falenderon shefen e Infektivit dhe të gjihë stafin e këtij reparti për punën që po bëjnë në përballimin e kësaj situate të rëndë.

Mirënjohëse deri në përunjësi për punën dhe sakrificën e pashoqe të prof. Najada Çomos dhe të gjithë ekipit të mjekëve, infermierëve, imazheristëve, sanitareve që po luftojnë me armikun e padukshëm #COVID-19 në shërbim të pacientëve#KrenarePërMjekët

Më poshtë në video edhe mesazhi i pacientit që la spitalin këtë të shtunë: