Posta Shqiptare njoftim të rëndësishëm për pensionistët dhe qytetarët

Me qëllim për t’ju përgjigjur të gjitha pyetjeve të pensionistëve, si dhe për t’i dhënë zgjidhje sa më të shpejtë problemit të secilit prej tyre, Posta Shqiptare ka ngritur pranë Drejtorisë së Përgjithshme, Njësinë e Përqëndruar të Ankesave për qytetarët shqiptarë.

Njësia e Përqëndruar e Ankesave do t’ju vijë në ndihmë të gjithë pensionistëve, të cilët kanë kontaktuar në të gjitha kanalet e komunikimit të Postës Shqiptare, por ende nuk kanë marrë përgjigje mbi problematikën e tyre /ose janë të paqartë mbi procedurën e ndjekur për shpërndarjen e pensioneve në shtëpi.

Njësia e Përqëndruar e Ankesave do të shërbejë si një ure komunikimi ndërmjet pensionistit dhe zyrave postare ku më parë kane tërhequr pensionin, me qëllim dhënien zgjidhje sa më shpejt të problemit të tyre.

Numrat e vënë në dispozicion janë:👇🏻

📞 069 643 4625 – Blerina

📞 068 222 2240 – Damiana

📞 068 407 9251 – Anila

📞 069 862 9299 – Elvisi

📞 069 3623 009 – Hansi

📞 069 606 9500 – Ervisi

Mos hezitoni ti kontaktoni, çdo ditë nga ora 8:00-16:30