Astrit Lulushi – Fjalë

Astrit Lulushi

Gjuha mësohet dhe mëson. Prej saj njeriu mund të kuptojë se nga ka ardhur ose kush kanë qenë të parët e tij. Kuptimet e gjuhës janë edhe të fshehura, pasi ajo vazhdimisht ka ndryshuar e ndryshon. Një fjalë e huazuar bëhet vendase dhe një vendase jepet hua, e gjithë kjo varet sa superiore është kultura në marrëdhëniet me kulturat e tjera. Ka edhe fjalë të cilat janë ngurtësuar, këto nuk e humbasin kuptimin dhe shpesh jetojnë përgjithëmonë.
Është vërejtur se termi grek “koilos” – zbrazët – vjen nga lashtēsia. Sipas mitologjisë, Atlasi mbajti mbi supe qiellin: një arsye për këtë nocion është se në malin Atlas ka qenë një tempull i quajtur Coelus -një shpellë prej nga mund të vështrohej Coeli ose Qielli.
Vendi është identifikuar me Malet e Atlasit në Afrikën veriperëndimore, vargmale që kalojnë nëpër Marok, Algjeri dhe Tunizi, duke ndarë Atlantikun dhe Mesdheun. Atlantis do të thotë Ishulli i Atlasit. Sipas një legjende, Atlasi ishte Ati, ose Mbreti i parë i Mauretanisë. Atlasi, emër me prejardhje para-greke, kishte aftësi në filozofi, matematikë dhe astronomi. Në antikitet, atij iu besua shpikja e sferës qiellore. Në disa tekste thuhet se Atlasi ishte krijuesi i vetë astronomisë.
Etimologjia e emrit Atlas është e pasigurt. Virgili u muarr me përkthimin dhe etimologjinë e emrave grekë duke i pajisur me mbiemra: për Atlas, mbiemri i tij është durus, “i duruar”. Ndërsa Strabo thotë se vendasit e Afrikës së Veriut, berberët, këto male varg i quanin Dourus – të lidhur “dorazi”.

more recommended stories

loading...