Aplikacioni “Dega e Brendshme”

Ne 5 dekada komunizem, familjet e perndjekura benin nje kerkese me shkrim ne zyren e Deges se Brendshme per te vizituar te burgosurit politike. Kete aplikim e benin dhe familjet e internuara qe donin te vizitonin qytetet e tyre (zakonisht Tiranen). Po mos kishe leje ne portofol (se s’ka pasur asokohe celular) te kapte shteti dhe kishe probleme.

Ne fund, ne Degen e Brendshme aplikoje dhe nese do vizitoje Luren, Velipojen, Himaren. Me pak fjale ato qe quheshin “zonat kufitare”. Asokohe gjendja e luftes qe permanente, qeveria e dinte sa pazar beje dhe pse e beje. Nese ndonjehere merrje nje domate me shume, qeveria trokiste permes aplikacionit “Dega e Brendshme” dhe te kerkonte llogari. Mos u habisni, e kishte per te miren tone.

Shkurtimisht. Te rinjte kane shanse te shohin dhe mesojne si ka funksionuar aplikacioni “Dega e brendshme” versioni demo. Mohuesit e krimeve te komunizmit, kane shanse te shohin mohimin. Relativizuesit kane mundesine e arte, te relativizojne.