Shpjegimi maltusian i sëmundjeve

Nga Selim Kurti
___________
Mospajtimet mes prindit e femijes nuk jane gje e rralle. Ata lindin e shuhen – ne te shumten e rasteve – si flake kashte!

E rralle eshte “zenka” midis babait e djalit te tij per ide qe vazhdojne te jene te diskutueshme edhe pas 200 e ca viteve! Kjo po!

Nje mosmarreveshje e tille lindi midis djalit Tomas Maltus dhe te atit te tij, pak kohe pas Revolucionit Francez.

Plaku hynte te njerezit qe e konsideronte kete revolucion nje epoke te re per njerezimin.
Pas shkallmimit te monarkise, mendonte ai, paraqitet nje rast ideal per zhvillim te pakufizuar social, ekonomik e politik.

Tomasi, djali i tij, argumentonte se, perkundrazi, megjithe zhdukjen e kufizimeve sociale, do te kete faktore natyrore qe mund ta kufizojne kete progres.

Keto limite do te shfaqen gjithnje me vazhdimin e varferise dhe te mizeries, si pjese e gjendjes njerezore.

Pikepamjet e tij ai i paraqiti ne vepren “Ese per parimet e popullsise”, qe e botoi ne vitin 1798.

Ne kete ese, Maltusi mbron pikepamjen se popullatat e gjallesave rriten ne progresion gjeometrik, ndersa hapesira jetesore dhe ushqimi jane me te kufizuar: rriten ngadale, per te mos thene, fare!

Kjo do te thote se shpejtesia e rritjes se popullatave do t’ia kaloje aftesise se mjedisit per t’i bere balle rritjes se vazhduar te ritmit te lindjeve.

Kur mberrihet ne kete pike, kufizime te tilla si lufta, semundet e uria fillojne ta reduktojne popullaten duke rritur ritmin e vdekjeve.

Perdorimi i “sakrificave” vullnetare, si martesa e vone, beqaria dhe kontrolli i lindjeve mund te ndihmoje ne ngadalesimin e rritjes se individeve, duke sjelle reduktim te vuajtjes njerezore e permiresim te kushteve te jeteses.

Megjithate, po sipas tij, pasioni seksual njerezor dhe vete natyra njerezore i shtyn njerez te tille t’i injorojne shtrengime te tilla vullnetare.

Ne shek. XIX idete e tij u perdoren per te argumentuar kotesine e reformave sociale dhe mireqenies, perderisa varferia ishte pasoje e nje ligji natyror dhe jo e pabarazise sociale.

Edhe pergjate shek. XX, debati rreth Maltusit ishte i gjalle.
Ne fillim te viteve ‘60, rritja e shpejte e popullsise se botes shihej me lentet e nje kercenimi global, qe do te sillte ulje te standardeve, rritje te varferise e problemeve sociale.

Ne Perendim linden levizje per rritjen zero te popullsise (ZPG), ndersa filloi zbatimi i politikave te kontrollit te lindjeve.

Debati vazhdon …