Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka një mesazh për shqiptarët

Shqiptarët marrin lajmin e shumëpritur / Sekretari Amerikan i Shtetit
Në morinë e lajmeve të përditshme, ku dita-ditës rëndohet bilanci i të prekurve me koronavirus, Shqipëria ka marrë një lajm të mirë, të shumëpritur për vite me radhë. Bashkimi Europian çel negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo shprehet se SHBA do të jetë partner i Shqipërisë në çdo hap të këtij rrugëtimi

‘Ne mirëpresim vendimin për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri juaj në çdo hap të rrugës’ shkruan ai.