Pse socialisti Désir uli poturet para Ramës

Sekretari i Shtetit hungarz Zoltan Kovacz kritikon për njëanshmëri partiake socialistin francez Harlem Désir i cili aktualisht mban funksionin e Përfaqsuesit për Lirinë e Medias të OSBE-së. Kovacz i kujton z Désir se ai, pas një vizite në Tiranë kur pritej që Shqiperia të merte presidencën e rradhës së OSBE i gëlltiti kritikat ndaj ligjeve të medias. Kjo ndodhi pasi u takuan dy socialistë Rama e Desir. Kovacz vëren se ligjet e Ramës ishin për kohë normale ndërsa gjatë krizës së coronavirusit ligjet speciale në disa shtete të OSBE vlejnë vetëm gjatë gjendjes se jashtzakonshme.
Por Ramës nuk i bëri fajde qoka e Harlem Desirit pasi Këshilli i Europës, Komisioni e Parlamenti Europian dhe ShBA e kritikuan ashpër paketën ligjore per medoan.
Gjatë vizitës në Bruksel në mes të janarit Ramës ju tha qartë se nëse tregohej kokëfortë dhe rrëzonte dekretin e Presidentit Meta për ligjet e medias atëhere mund të anullohej rekomandimi per negociatat.
Si rrugëdalje e butë mbeti Komisioni i Venecias i cili po mbingarkohet me çeshtje nga Tirana ndërkohë që ka një program pune me dosje nga gjithë bota.

Burimi: http://abouthungary.hu/blog/the-osces-double-standards-becausepress-freedom/