Komisioneri i Zgjerimit telefonon Bashën për çeljen e negociatave

Komisioneri i Zgjerimit të BE Oliver Varhelyi ka zhvilluar një  telefonatë me kreun e opozitës Lulzim Basha për çeljen e negociatave. Reformat duhet të vazhdojnë dhe duhet bashkuar forcat për të përballuar Koronavirusin.

Postimi i tij

Si pjesë të komunikimit të vazhdueshëm, fola sot me @lulzimbasha_al për rëndësinë e arritjes së #Shqipërisë në marrjen e dritës së gjelbër për bisedimet e pranimit. Ne kemi rënë dakord që reformat duhet të vazhdojnë. #BE i qëndron pranë Shqipërisë në përpjekjet e rindërtimit dhe luftën kundër #Coronavirus.