Ja të gjithë ‘VIP-at” që përfituan nga ‘amnistia’ dhe dolën nga burgu!?

Mes listës së 570 të dënuarve të cilët kanë përfituar leje 3 mujore për të qëndruar në shtëpi në kuadër të masave të marra nga qeveria për ndalimin e përhapjes së virusit COVID 19 janë dhe shumë të dënuar, personazhe të njohur për opinionin publik.

Sipas të dhënave nga Ministria e Drejtësisë, janë vetëm 5 gra të cilat përfitojnë nga kjo leje dhe ndër to është dhe Olesia Duka, dentistja e famshme e cila u dënua me 6 vjet e 9 muaj burgim për mashtrim në miliona ndaj disa biznesmenëve në Tiranë dhe në Durrës.

Ndërkohë përfitojnë nga kjo amnisti dhe Paulin Kalthi ish-polici në bashkinë e Laçit i dënuar me 6 vjet burg për akuzën e “Vrasjes në kapërcim e mbrojtjes së nevojshme”, Gazmend Allkaj i dënuar me 5 vjet për 350 kg, Adrian Xhillari i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për skandalin e mashtrimit me shitjen e naftës Virgin në Shqipëri, Gazmend Merkaj dhe djali i Vehbi Alimauçajt, Artan Alimuçaj i dënuar për pastrim parash.