Edhe dy raste të reja në Pukë, burri infekton gruan dhe vajzën

Dy raste të reja janë konfirmuar pozitiv këtë të enjte në Pukë, duke e çuar në tre numrin e personave të infektuar në këtë qytet dhe në 5 numrin e të infektuarve me COVID 19 në qarkun e Shkodrës.

Bashkia Puke përmes një njoftimi për mediat ka bërë me dije se dy rastet e konfirmuara janë të së njëjtës familje konkretisht gruaja dhe vajza e pacientit që ka e kanë marrë virusin nga kontakti me pacientin zero.

Ndërkohë, numri i personave të infektuar në Shqipëri me Covid-19 është 174, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar.

Njoftimi i plote:

Bashkia Shkoder, ka vijuar gjate dites sotme mbeshtetjen e 55 familjeve ne nevoja ekstreme me pako ushqimore te siguruar nga Food Bank, per 45 familje te siguruara nga stafi bashkise, dhe per 35 familje me persona me aftesi ndryshe. Ka nisur procedurat per blerjen e ushqimeve dhe materialeve per familjet ne nevoje me fondet e vete bashkise. Jane dezinfektuar ambientet e shkollave, njesite tregtare, rruget kryesore te qytetit si dhe jane bere punime per riparimin e defekteve ne rrjetin KUB si dhe ne mirembajtjen e riparimin e defekteve ne rrjetin e ujsjellesit.

Ne bashkine M.Madhe, nepermjet KMC, deri me sot nuk ka asnje rast covid -19, jane gjurmuar te gjithe personat e ardhur nga shtetet e infektuara, te cilet jane nen kontrollin e inspekoriateve, si dhe po i vihet ne ndihme te gjithe pensionisteve duke i derguar pensionet dhe ilacet prane shtepive te tyre. Vijon puna per ti mbeshtetur te gjitha familjet ne nevoje me ndihma ushqimre. Ne piken Doganore te H.Hotit ka patur edhe gjate dites se sotme rreth 130 persona qe kane hyre te cilet u jane neshtruar kontrollit te shenjave per covid – 19.

Ne bashkine Vau Deje, informohemi se nuk raste te covid- 19 nepermjet KMC te bashkise po ndiqen e zbatohen te gjitha aktet dhe urdherat e karantinimit, duke identifikuar te gjithe personat e ardhur nga vendet e infektuara, ku rezultojne rreth 90 persona.

Nga Filiali Postes jane mbyllur te gjitha zyrat e postave dhe nepermjet sherbimit ne shtepi, apo postimit te kerkesave nga te afermit e pensionisteve ne zyrat e postave eoermjet nr te kontaktit te afishuar apo te reklamuar, ka vijuar dergimi ne cdo shtepi, ku deri tani jane shperndare rreth 34100 pensionisteve, ose rreth 92% e pagesave qe kryhen cdo muaj.

Nga Inspektoriati Shkoder jane kontrolluar dhe inspektuar rreth 8 farmaci, 8 markete, 3 furra buke, 3 pika pagesash, 1 sherbim postar dhe 1 bylmetore, per konstatatimin e rregullave te sigurise, ndersa jane konstatuar te mbyllura ne total rreth 66 sherbime si bar, kafe, fasf fode, parukeri, dyqane veshjesh, etj.

Nga NJVKSh informohemi se ne Bashkine Puke konstatohen 2 raste pozitiv pjestare te se njejtes familje, duke e quar ne 3 nr e familjeve me covid -19 ne kete Bashki, ndersa rasti i analizuar ne Bashki te F. Arrezit, konstatohet negativ. Nderkohe vazhdon ndjekja epidemiologjike ne cdo bashki ne bashkepunim me strukturat e policise per gjurmimin dhe lontaktimin e personave qe vijne nga Durresi apo H.Hotit per zbatimin e rregullave te vetkarantinimit.

KMC ne zbatim te VKM, nr 243, dt.24.03. 2020 “Per Shpalljen e Gjendjes se Fatkeqesise Natyrore”, si dhe ne vijim te urdherave te deleguara ne zbatim te tij po kordinon dhe bashkepunon punen me te githa strukturat per monitorimin e situates ne territorin e Qarkut Shkoder.