E RËNDË| 4 fëmijë të prekur me Koronavirus, Keq Tirana me 102 raste

Është rritur edhe gjatë ditës së sotme numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Harta është shtuar me Tropojën dhe të prekur janë edhe katër fëmijë në rang vendi.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 28 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 174.

Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Fieri dhe Durrësi, ndërsa gjatë dy ditëve të fundit hartës i është shtuar Kruja, Berati, Lezha dhe Hasi. Shqetësuese është Tirana, ku numri i të prekurve ka kaluar 100, duke shkuar tashmë në 102 raste.

“Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, tha mjekja e ISHP, Eugena Tomini.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste janë në terapi intensive dhe 2 janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 102 raste
– Durrës 10 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhine 2 raste
– Fier 18 raste
– Kavaje 4 raste
– Korcë 11 raste
– Vlore 5 raste
– Shkodër 3 raste
– Lezhë 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 1 rast
-Tropojë 2 raste