“E dini që më shpëton dhe urina në mbathje, por vazhdoj punën? Vlen më shumë se 100 euro”

Ndër mesazhet e shumta që ai po merr në këto ditë të vështira nga kriza e koronavirusit, Kryeministri Giuseppe Conte ka zgjedhur t’i përgjigjet asaj të infermieres Michela Venturi, e cila punon në spitalin Senigallia.

Dhe këtë kryeministri e bëri nga podiumi më i rëndësishëm, Dhoma e Deputetëve, shkruan “Sky.it“.

“Michela, e them këtë në emër të qeverisë, por jam i sigurt që të gjithë anëtarët e Parlamentit do ta gjejnë veten në këtë premtim, ne nuk do t’ju harrojmë, këto ditë kaq të rrezikshme dhe aq stresuese“.

MichelaVenturiInfermiera

Letra e një prej infermiereve nga spitali i Senigallia, e angazhuar në luftën kundër koronavirusit ka bërë jo pak bujë orët e fundit në rrjetet sociale.

Në një postim në Facebook ajo shkruante: “Puna ime vlen më shumë se 100 euro”, duke iu referuar shifrës së propozuar nga Contepër shpërblim për muajin mars.

Kryeministri gjatë fjalës në 25 Marsit tha se donte të falënderonte përpjekjet dhe angazhimin me të cilin përballen punonjësit e shëndetit dhe mjekët ditët e fundit. Dhe më pas ai citoi letrën nga infermierja nga Senigallia, e cila tregon për luftën e saj kundër “virusit të mallkuar” me turne që shkojnë nga 7 deri në 10 orë, të ushqyerjes së keqe për shkak të stresit të tepruar dhe frikës së saj.

“E dini Zoti kryeministër Conte, unë gjatë turneve të mia nuk shkoj në tualet sepse kam frikë që me një gjest të gabuar të shkaktuar nga lodhja e punës e mungesa e ujit dhe ushqimit, unë mund të infektohem e të infektoj edhe të tjerë. Dhe ndonjëherë më shpëton ndonjë pikë urine në mbathje por gjithsesi qëndroj në këmbë të bëj punen time dhe nuk dorëzohem.

E dini Zoti kryeministër Conte, gjatë turneve të mia mbaj dhe përdor veshjen DPI sepse pavarësisht së të lëndon, kam frikë që vetëm duke spostuar syzet apo maskën ose duke hequr palen e parë të dorezave shkakton dhimbje të padurueshme në fytyrë dhe në duar, unë mund të infektohem dhe të infektoj njerëz të tjerë të këtij shteti. Dhe atëherë ndodh që më kapin momente dëshpërimi dhe më mbushen sytë me lot…”, shkruante ndër të tjera në letër infermierja.