DASH godet Thaçin për “korrigjimin e kufijve”! Nuk ka plan sekret për ndarjen e Kosovës

Deklaratë e mirë për Kosovën kjo e diplomatëve amerikanë Grenell e Palmer

Duhet nënvizuar:

1 – Grenell&Palmer pohojnë se SHBA do të bashkepunojne me secilen qeveri te Kosovës që del nga proceset kushtetuese. Pra, nuk kanë qëndrim kundër një subjekti, siç kanë bërë propagandë disa persona në Kosovë.

2 – Diplomatët kërkojnë respektim të kushtetutës dhe jo individë që e vendosin veten mbi kushtetutën dhe mbi institucionet.

3 – Ata thonë se nuk kanë parë plan me shkëmbim territorial. Kjo konfirmon edhe një herë se Thaçi të gjithë diskutimin publik dhe planin për shkëmbim territoresh e ka bërë pa u konsultuar me amerikanët, po vetëm me Vuçiqin.

Aleanca e Kosovës me ShBA ndërtohet pikërisht mbi principe të tilla.