Çfarë po ndodh? Yuri Kim thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri: Kthehuni në ShBA sa më parë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i bëri thirrje të gjithë qytetarëve amrikanë në Shqipëri që të rikthehen sa më parë në ShBA pa u anuluar të gjitha fluturimet.

Përmes në videomesazhi në profilin e saj në Twitter, ajo shprehet se për të gjithë ata që nuk kanë planifikuar të qëndrojnë në Shqipëri për një kohë të gjatë, të kthehen në ShBA pa u mbyllur përfundimisht kufijtë.

Gjithashtu ajo shprehet se momentalisht ka vetëm një linjë nga Shqipëria për në Stamboll nga ku qytetarët mund të presin një biletë për në ShBA.