Aranita Brahaj: Mjekët po mundohen mos t’i shpërdorojnë testet për COVID-19, janar e shkurti pa monitorim

Drejtuesja e Open Data Albania, Aranita Brahaj shprehet se institucionet nuk shfaqen shumë bashkëpunues dhe të hapur në dhënien e informacioneve rreth situatës në vendin tonë për përhapjen e COVID-19, përveç rasteve kur dalin në konferenca për shtyp.

Si pasojë e mungesës së testeve për të dyshuarit me koronavirus, Brahaj tha gjatë një lidhjeje live për emisionin “7 pa 5” se personeli shëndetësor po kryen një punë të rënduar. Sipas saj, mjekët, për të mos shpërdoruar testet, po mundohet të zgjedhin kampionët më të riskuar.

A keni marr pergjigje për çdo pyetje të bërë deri tani nga institucionet?

Çdo kerkesë per informim pranë institucioneve është një kërkesë për llogaridhënie. Në fakt, nuk kemi marrë ato përgjigjet e drejtpërdrejta, megjithëse në konfereca për shtyp apo deklaratat publike, ne kemi parë vazhdimisht qe na është referuar ndonje informacion. Per shembull, ne ende pa kaluar fundjava e parë, pas konstatimit të të pacientit të parë me COVID-19, kemi kërkuar masat se çfarë po bënë qeveria shqiptare për të rritur numrin e shtretërve të terapisë dhe aparatëve respiratorëve.

Kemi kërkuar një informacion për situatën në të gjitha qendrat shëndetësore në vend, nëse është bërë e mundur dezinfektimi i tyre, pajisja me mjete shëndetësorë. Për fat të keq, masat e para nuk kanë qenë aq të admirueshme. Pra mund të themi se qeverinë tonë mund ta përgëzojmë se u përpoq të vendoste popullin në karantinë, por duhet të kishte marrë masa që nga java e parë e janarit për të blerë më shumë pajisje.

A eshte e ulet si shifer 0.03% e popullsisë e infektuar me koronavirus?

Eshte pak edhe raporti qe kemi mes personave te testuar dhe rezultojnë të infektuar, na bënë të kuptojmë që ne kemi një numër të vogël testimesh. Ekipi që po merret me pacientët po bëjnë një punë të rënduar, pasi ata po mundohen të mos shpërdorojnë shumë teste, janë duke zgjedhur kampionët më të riskuar, personat me simptoma dhe personat që kanë levizur në vendet vatër të virusit.

Për mendimin tim, ne kemi riskuar shumë, pasi kemi lënë një periudhë të pa monitoruar, janarin dhe shkurtin. Ne flasim për pacinetin zero apo të infektuar për pacientë që kanë ardhur nga Italia, por gjatë gjithë janarit dhe gjatë gjithë dhjetorit, Shqipëria ka pasur me qindra udhëtarë të kthyer nga Kina, studentë, biznesmenë apo dhe tregtarë. Madje mund të them që me pakujdesinë më të madhe në muajin janar, tregonin se sa e vështirë ishte për punonjësit e rendit të dallonte shtetasin kinez nga një shtetas tjetër të vendeve aziatike. Prandaj unë mendoj që pacientin zero e kemi pasur si Maqedonia, që e ka pas nga një vend jo europian. Shqipëria ka një problem shumë të madh për sa i përket statistikave të shëndetit.

Për shumë vite nuk publikohet numri i vdekjeve sipas shkakut. Tipet sipas shkakut janë ato që bëjnë dallimin, sa janë vdekje sipas aksidenteve, nga tumoret nga sëmundje të rënda, nga komplikacione të aparatit respirator. Madje dhe në evidentim, institucionet tona të shëndetit, sidomos ajo publike por dhe ajo private, nuk bëjnë një ekzaminim të saktë se pse një pacient vdes nga një arsye e caktuar. Shumica e vdekjeve shënohet si vdekje natyrale, ose vdekje për shkaqe natyrale. Dhe ky është një problem shumë i madh. Kjo tregon që mjekësia jonë ka një defekt shumë të theksuar. Ne kemi pasur risk shumë të lartë në janar dhe ne nuk kemi pacient zero që nuk vjen nga Italia.