3 të dyshuar me Covid-19 dërgohen drejt Infektivit

Ashtu siç edhe pritej gjatë kësaj jave, vijon të rritet numri i personave të prekur me koronavirus në vendin tonë.

3 raste të reja të dyshuar me Covid 19 janë dërguar mbrëmjen e kaluar nga Urgjenca e Durrësit drejt Spitalit infektiv në Tiranë.

Mes tyre një qytetar nga Fieri, i cili kishte ardhur dy ditë më parë tek të afërm të tij në lagjen 13 në Plazh.

3 qytetarët janë paraqitur me shenja të virusit ndërsa transportimi i tyre është bërë i menjëhershëm, pritet rezultati i tamponit për rastet