Zvicër: Të papunëve u zgjatet për 4 muaj pagesa e ndihmës së papunësisë

Të mërkurën, Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur të marrë masa të mëtejshme për të lehtësuar pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit.

Njëra ndër masat në fjalë është kjo: Të papunët që kanë të drejtë për përfitime nga enti i papunësisë, do të marrin 120 pagesa ditore shtesë.

Sipas gjendjes së deritashme pagesat ditore për të papunët janë midis 90 dhe 520 ditë . Me këtë zgjerim, Këshilli Federal dëshiron të shmangë mundësinë e çregjistrimit të të papunëve.

Kjo është gjendja kur të papunët përjashtohen nga përfitimi i ndihmave të parapara për ta dhe duhet të kalojnë në ndihmën sociale.

Këshilli Federal gjithashtu ka zgjatur periudhën e miratimit për punë me kohë të shkurtër nga tre në gjashtë muaj. Në këtë mënyrë, duhet të paraqiten më pak aplikime dhe duhet të përshpejtohet procesi i miratimit. Po ashtu do të hiqet afati i pararegjistrimit për punë me kohë të shkurtër