Veprimtari Rrustem Gecaj, dhuron 10 mijë litra dezinfektues për Ministrinë e Shëndetësisë, në Kosovë

Kompania “Stone Castle”, nga Shtetet e Bashkuara, e veprimtarit Rrustem Gecaj, dhuron 10 mijë litra dezinfektues për Ministrinë e Shëndetësisë, në Kosovë, për koronavirusin COVID-19

Nga Beqir SINA – New York

RAHOVEC : Kompania “Stone Castle” i ka dhuruar 10 mijë litra destilant Ministrisë së Shëndetësisë, për nevojat e institucioneve shëndetësore gjatë punës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri Covid-19, njofton kompania, raporton Bota sot, nga New York.

Në një postim privat në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, administratori i kësaj kompanie, Avdi Gecaj, mbasi i ka përshëdetur të gjithëve! Shkruan se Familja e tij së bashku me menaxherët e kompanisë të “kështjellës” Stone Castle, me rekomandimin e Dr. Alush Gashit, kanë vendosur të dhurojnë 10,000 litra alkool të distiluar 70% për të ndihmuar kundër betejës që Kosova po përballet me Covid-19:

“Ne besojmë se Ministria e Shëndetësisë do ta shfrytëzojë këtë dhe do ta shpërndajë në spitalet kosovare. Si investitorë nga Shtetet e Bashkuara, ne e shohim si detyrë tonë të ndihmojmë gjatë këtyre kohërave të vështira dhe t’i inkurajojmë kompanitë e tjera që të bëjnë pjesën e tyre në ndihmën e spitaleve, njerëzve dhe institucioneve në Kosovë, në këtë luftën kundër koronavirusit Covid-19. #GodblessUSA #GodblessKosova #StoneCastle” shkruan Avdi Gecaj administrator i kompanisë Stone Castle në Kosovë.

Mbështetja morale dhe financiare nga Stone Castle per punëtorët!, ka nisur me heret
Në një njoftim të saj kjo kompani nga Rahoveci, shkruajti disa ditë më pare se gjatë ketyre ditëve sfiduese të Pandemis Covid-19, Kompania Stone Castle, ka mbështetur punëtorët në shumë aspekte ku edhe ka kërkuar të kenë kujdesë të shtuar.

Për ketë Kompania ka siguruar masa mbrojtëse, gjë që është kerkuar edhe nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës si ne vijim:

•Punëtorët që janë të dy prindër në punë të lirohet njëri prej tyre për përkujdesje te fëmijëve.

•Punëtorët me moshen mbi 60 vjet jane liruar nga puna.

•Punëtorët me probleme shëndetsore sikur, Diabeti, Probleme ne frymëmarrje dhe ata që janë me shëndet të ligë.

Të gjithe keta punëtorë do të gëzojn benefite financiare të pa ndërprera.

Gjithashtu i gjithe objekti i Stone Castle nga operatori i licencuar eshte dezinfektuar, filluar nga Zyret, sallat e takimeve, Wine Shop-at, mjetet transportuese, Autobusa, automobilat etj.

Materialet higjienike, sikurse dorëzat, maskat mbrojtëse etj. të gjithë të siguruar nga Kompania.

Pasi që edhe paniku per Miell ishte në masë të madhe, Stone Castle ka siguruar Miell per 260 punëtorë 50kg per secilin punëtorë.
Në këto kohë sfide na vizitoj Kryetari i komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi ku edhe u informua mbi mbeshtetjen per punëtorët dhe kërkesen për kujdes te shtuar nga të gjithë me shpresë që ta kalojm sa më lehtë dhe sigurtë këtë situate Pandemike.

Ndërkohë, “Ballkani.info” si media online, nga Kosova, shkruan se Menaxheri i “kështjellës” Ylber Bajraktari, ka thënë për medien kosovare se kjo kompani ka vendosur t’i dalë në ndihmë institucioneve shëndetësore dhe mantel-bardhëve për shkak të situatës së krijuar me koronavirus në vendin tonë, ku deri më tash janë konfirmuar 63 raste, prej tyre një me përfundim fatal.

“Duke e parë sensibilizimin e Ministrisë së Shëndetësisë për t’i dalë në ndihmë ndaj virusit COVID-19 , u pa e nevojshme që të ketë më shumë dezinfektues nëpër repartet e tyre. Sapo mori njoftimin kompania ‘Stone Castle’ që kanë nevojë për këtë produkt, menjëherë donacioni Gecaj dhuron 10 mijë litra destilant, q t’i dalë në ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë dhe mantel-bardhëve në të gjitha repartet e tyre që i përdorin ndaj virusit COVID-19”, tha ai.

Bajraktari ka bërë të ditur se kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të kërkuara nga institucionet vendore me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit COVID-19.

“Të gjitha masat që i ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë, kompania “Stone Castle” iu ka përmbajtur të gjitha rregullave me përpikëri duke bërë gjithë dezinfektimin e objekteve vend-pranimet të cilat kanë kontakt nëpër vine shop… Stone Castle. Të gjithë punëtorëve që janë të rregullt 260 punëtorë, iu siguron 50 kilogramë miell, vetëm që t’u përmbahet këtyre rregullave . Po ashtu, kemi siguruar maska dhe mjete tjera mbrojtëse ndaj virusit, i cili është përhapur. Gjendja e punëtorëve është e qetë dh e ata janë duke punuar me kapacitet të plotë”, tha Bajraktari, shkruan Ballkani.info si media online.

Po simbas lajmit të publikuar në faqen e saj nga “Ballkani.info” nga Kosova, thuhet se edhe zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, së qeverisë së Kosovës, Faik Hoti, ka falënderuar “Stone Castle” për këtë donacion, duke thënë se edhe bizneset po ndihmojnë në menaxhim më të mirë kundër pandemisë koronavirus. Ai tha se masat e ndërmarra nga qeveria po zbatohen dhe po rritet ndërgjegjja e qytetarëve.

“Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë falënderojmë për kontributin dhe jemi të inkurajuar në ndërmarrjen e hapave të përbashkët për menaxhimin sa më të suksesshëm të epidemisë COVID-19.

Aksionar po bëhen gjithnjë edhe më shumë edhe bizneset dhe komuniteti jonë dhe gjithë së bashku po e bëjmë atë që është e mundur, në mënyrë që kjo situatë të menaxhohet sa më mirë në interes të shëndetit të qytetarëve të gjithë vendit… Ashtu siç kanë shkuar masat duke u ashpërsua nga dita në ditë, ashtu shohim që po rritet edhe ndërgjegjja e publikut e qytetarëve që masat të zbatohen me përpikëri duke marrë parasysh që ato kanë të vetmin qëllim ta mbrojnë popullatën nga përhapja e virusit”, tha Hoti.

Deri në këto momente Instituti Kombëtar I Shëndetit Publik ka testuar gjithsej 732 mostra të dyshimta me SARS-CoV-2 dhe prej tyre, 63 raste kanë rezultuar pozitive, me një rast të vdekjes.

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, së fundi Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një sërë masash, madje nga dje ka vendosur edhe kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve në orare të caktuara, shkruan Ballkani.info nga Kosova, raporton Bota sot, në SHBA.

Rrustem Gecaj, patrioti dhe atdhetari i madh që po kontribuon për Kosovën tash e 50 vjet
Para më shumë se 50 vjetësh ai emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Rrustem Gecaj u nis në rrugën e panjohur gjysmë shekulli më parë, por me angazhim të vazhdueshëm dhe mendjen tek atdheu ai arriti që të shndërrohet në një biznesmen të fuqishëm e patriot të pashoq.

Rrustem Gecaj bashkë me atdhetarin tjetër të madh, Harry Bajraktari krijuan ‘perandori’ biznesi në SHBA, respektivisht në Nju Jork e Uashington. Por jo vetëm kaq, që të dy u angazhuan fuqishëm në çështjen kombëtare të çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës.

Duke mos e harruar asnjëherë Kosovën, Rrustem Gecaj menjëherë pas luftës u bë njëri nga investitorët më të mëdhenj në Kosovë. Ai është pronar i Verarisë më të madhe në vend, “Stone Castle” në Rahovec, si dhe Bodurimit të verës në këtë qytet. Me këtë biznes aktualisht menaxhon i biri i tij, Avdi Gecaj.

“Stone Castel” dhe investimet tjera në atdhe të Rrustemit, kanë krijuar qindra vende pune për kosovarët, duke u bërë kështu njëri nga punëdhënësit më të fuqishëm në vend.

Se verërat “Stone Castle” janë të cilësisë super të lartë e tregojnë edhe eksportet dhe konsumi i tyre në vende me të fuqishme në botë, duke nisur SHBA-ja, Gjermania, Italia, shtetet e Beneluksit, vendet e rajonit, etj.
Për suksesin e privatizimit të Vreshtarisë dhe Verarisë “Stone Castle” kanë shkruar edhe mediat ndërkombëtare, siç është Deutsche Well.

Ndërsa, më 28 Prill 2015-Presidenti Nishani dekoron zotin Rrustem Gecaj me Dekoratën “Nderi i Kombit”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 27/04/2015, nr. dekreti 9056 zotit Rrustem Gecaj Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi të lartë dhe respekti të thellë për veprimtarinë e tij të çmuar atdhetare dhe përkushtimin e paepur në shërbim, mbrojtje e mbështetje të çështjes kombëtare, si dhe për lartësimin e emrit dhe vlerave të rralla të bashkësisë shqiptaro-amerikane”.