‘Unë jam polici nëna, për masat pyesni Bashën”

Para pak ditësh, analisti Andi Bejtja shkroi se “Edi Rama është si drejtor policie i kabinetit Basha”.

Kjo shprehje po merr gjithmonë e më shumë kuptim kur e sheh se Rama po miraton (edhe pse më vonesë) masat që ka propozuar kreu i opozitës.


Si për t’i dhënë kuptim kësaj shprehje, Edi Rama zbarkoi vetë në terren sot, tamam si një drejtor policie, edhe pse Ardi Veliun e kishte në krah.

Kjo ka bërë që rrjeti të shpërthejë me meme, të cilat duhet thënë se janë bërë të zakonshme në këto ditë të vështira.