Rama kapet në një tjetër “mashtrim”. E tradhton dritarja e zyrës

Mbrëmjen e sotme Edi Rama ka hyrë live në Facebook gjoja për të marrë në telefon njerëzit që janë ankuar tek Shqipëria që quam. Por në fakt, gjithçka duket një manipulim në orare dhe komunikim sepse siç mund të duket nga dritarja është ditë dhe KM Rama bën sikur është live në darkë me telefonata me qytetarët.

Këtë gjë e ka denoncuar edhe sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi:

Kur Ramën e tradhëton teknologjia dhe i rrëzon teatrin banal se gjoja punon edhe natën! Propaganda sot parashikonte që Edi Rama të bënte rolin e centralistit të kryeministrisë! Është mirë që në vend të teatrit të montuar me telefonata të montuara, Edi Rama të zbatojë planin për të siguruar të ardhura për mbijetesën e qytetarëve dhe të bizneseve. Propaganda dhe teatri në këtë kohë kushton jetë dhe nuk ushqen! Qytetarët duan zgjidhje, jo teatër!