Karantina, vështirësi për familjet e varfëra. Një histori nga Durrësi

Kufizimi i lëvizjeve dhe bllokimi i punës në sektorin privat ka bërë që shumë familje të vihen në vështirësi të madhe për të mbijetuar. Edhe pse qeveria ka bërë të ditur se ka një plan për të ndihmuar të gjithë personat që janë pa punë për shkak të karantinës, shumë familje të varfra nuk kanë asnjë mundësi për blerjen e gjërave bazë, siç janë ushqimet dhe ilaçet.
Një nga këto është edhe Zabiko Likaj, e cila banon në një shtëpi me qira në hyrje të zonës së ish Kënetës në Durrës. Ajo shprehet se punon në një rrobaqepësi dhe pas dy javësh që është vendosur karantina nuk kanë asnjë mundësi për të blerës ushqime apo ilaçe për bashkëshortin e sëmurë.
Katër vetë jetojnë vetëm në një dhomë me sipërfaqe 20 m2, pasi pronari i shtëpisë iu ka lëshuar vetëm një dhomë me qira, por edhe kjo përkohësisht. Këtu jeton për momentin edhe Sanije Jaçaj, kunata e Zabikos, e cila pas vdekjes së bashkëshortit tregon se e nxorën nga shtëpia me qira ku ishte pasi nuk mund të paguante dot qiranë.
Si familja në fjalë ka shumë të tjera, të cilat kanë nevojë të menjëhershme për ndihmë në ushqime dhe ilaçe. Edhe pse ndihma e qeverisë do të akordohet së shpejti për personat që kanë pasur një punë dhe janë të siguruar, familja Likaj pret më shpresë në një ndihmë të menjëhershme