Jo vetëm Koronavirus| Tërmeti godet sërish Greqinë

Greqia është goditur nga një tërmet me magnitudë të shkallës 4.4 të shkallës Rihter. Lëkundja është regjistruar këtë të mërkurë në fshatin Tsuknida.
Ndërkohë, nuk raportohet të ketë shkaktuar dëme materiale.
Vetëm katër ditë më parë, shteti fqinj u lëkund nga nje termet me magnitude 5.7 te shkalles Rihter, ku tre persona morën lëndime të lehta dhe u dëmtua disa ndërtesa të vjetra.

Po ashtu, edhe Kroacia u trondit të dielën nga një tërmet që shkaktoi dëme të konsiderueshme në ndërtesat e vjetra, si dhe shumë qytetarë lanë banesat e tyre dhe dolën të frikësuar në rrugë.