Gjeneral Ahmetaj: Ministri që do të Luftojë Koronavirusin e merr vesht në TV shpalljen e Gjendjes së Fatkeqësisë natyrore!?

Gjeneral ® Piro AHMETAJ, Këshilltar për Sigurinë Kombetare të PD përmes një komunikimi ka ironizuar vendimin e qeverisë për të shpallur Gjendjen e Fatkeqësisë natyrore, ndërsa Ministri për të Luftuar Koronavirusin, nuk dinte asgje.

Të dashur miq, vellëzer dhe motra,

Mbrëmë në emisionin “opinion”, shqiptarët (çuditërisht aty e mësoi edhe Ministri përgjegjës Arben Ahmetaj !!) u konfirmua se, Qeveria, në fakt Udhëheqësi Suprem i Surre(a)lit, ka shpalluar emergjencën e fatëkeqësisë shëndetësore, si dhe paketën e vetë-quajtur “Rama 2”, të kompesimeve sociale ndaj qytetarëve dhe të mbështetjes ndaj biznesit.

Sot, po ashtu është bërë e njohur se do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigursisë Kombëtare, por “i gjithëpushtetshmi”, nuk mundet ta linte edhe këtë vendimarje, qoftë edhe si “atribut formal” të një “instrumenti këshillomor por kushtetues gjithësesi”.
Megjithatë, në cilësinë e ekspertit të çështjeve të Sigurisë Kombëtare, dhe megjithëse shumë e vonuar, e përshëndes Kryeministrin për këtë vendimmarje , por po ashtu:

E inkurajoj që ta kapërecejë paranojën e “Sulltanit të Madherishëm”, por të ushtrojë përgjegjesitë shtetërore vetëm bazuar në kushtetën dhe ligjet e vendit.

Po ashtu, i bëj apel, ta lerë “prapagandën cinike me qytetarët” por të garantojë se kompesimet sociale të qytetarëve dhe paketat me lehtësirat dhe mbështetjen ndaj biznesit nuk janë: “nga thesi i dëshirave të Kryeministrit”, por DETYRIME të përcaktuara në nenet 11, 27, 38 dhe 49 të Kushtetutës; neneve 19, 22 dhe 41 të Ligjit nr. 45/2019, “Për mbrojtjen civile”; si dhe nenit 7, pika 4, të Ligjit 15/2016: “Për parndalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe mbrojtjen e sëmundeve infektive”. Kaq e thjeshtë!

Më tej, e inkurajoj që të legjitimojë përdorimin e Forcave të Armatosura, mbi bazën e neneit 174 të Kushtetutës (pas vendosjes së fatëkeqësive natyrore), si dhe nenit 23 të Ligjit nr. 59/2014: “Mbi pushtetet e drejtimit të FA”. Kaq e thjeshtë!

Së fundmi, i bëj apel po ashtu, të legjitimojë (në kuvend) brenda max 45 ditesh, të gjitha aktet normative që ka nxjerrë duke keq-përdorur nenin 101 të Kushtetutës.
Përfitoj nga ky rast, të shpreh mirënjohjen për heronjtë e vijes së parë: “mjekët, infermierët, policinë e shtetit, ushtarkët, dhe këdo të angazhar me këtë pandemi vdekje-prurëse”.

Thëne sa më lartë, uroj, lutem dhe besoj fort se, do i`a dalim ta fitojmë betejën me Covid-19, si dhe do t`i bashkohemi përpjekjeve të botës së qytetëruar deri në fitoren e luftës me këtë kërcënim për jeten, strandartet e sigurisë, mirëqenien e qytetarëve si dhe vlerat demokratike të shoqërisë.