Rekord i zi vdekjesh në Itali, 743 viktima vetëm këtë të martë

Dy ditët e fundit ishin thjesht një iluzion mesa duket në drejtim të uljes së numrit të viktimave në Itali.

Për fat të keq shifrat e viktimave këtë të martë janë sërish shumë të lartë.

Autoritetetet bënë të ditur se kanë vdekur 743 persona këtë të martë, 141 më shumë se një ditë më parë.

Numri I vdekjeve këtë të martë është padiskutim një rekord negative që I afrohet pikut të shënuar ditën e shtunë që ishte 793 viktima

Ndërkohë edhe rastet e reja kanë pasur rritje në raport me dy ditet e fundit. Konkretisht janë 4512 raste të reja dje ishin 3780.

Numri I pacienteve të shëruar në 24 orët e fundit ka qënë 894.