Nebil Çika – Mos u kujtoni për vdekjen vetëm ku iu troket në derë

Nga Nebil 3

Është tronditje dhe trishtim i madh të dëgjosh për shifrat e njerëzve qe vdesin çdo dite ne vende te ndryshme nga “Covid 19” .Çdo ditë shohim e dëgjojmë politikane shtetarë , persona publik e njerëz te thjeshtë , qe shfaqin indinjatën dhe keqardhjen e tyre nga ajo që po ndodh por nj por një pjese mire e këtyre reagimeve me duken shume hipokrite me shume kanë hallin dhe frikën e vdekjes së mundshme të tyre se sa te të tjerëve. Mi sjellin zorrët ne gryke një pjese e atyre qe ende adhurojnë komunizmin që falsin për familjen e madhe shqiptare për vëllazëri ,solidaritet etje broçkulla ne emër te humanizmit.
Them kështu se disa herë jam përballur me indiferentizmin madje edhe me mohimin publik situatave te ngjashme te shkaktuar jo nga Zoti apo natyra apo nga një armik i pa dukshëm siç konsiderohet koronavirusi por nga njerëzit ,nga ca shqiptare ndaj shqiptareve te tjerë . Komunistet për 45 vjet pushkatuan apo eliminuan fizikisht rreth 10 mije shqiptare , burgosen internuan e persekutuan qindra mijëra te tjerë me shume se çdo virus apo armik tjetër. Ndërkohë që në botë komunizmi ka shkaktuar te paktën 100 milionë viktima . Sot një pjesë e mire e opinionit publik qe refuzon te besoje , pranoje e dënoje krimet e komunizmit ka shansin te provoje 1/1000.000 –tën e atyre qe kane hequr te përndjekurit politike gjate diktaturës komuniste ne Shqipëri , izolimin . Por jo ne këto kushte luksi , por i lidhur këmbë e duar , i torturuar , i uritur, i etur ne terror psikologjik, me pune skllavëruese te detyruar etje . Jo vetëm 2 jave apo dy muaj por dhjetëra vjetë , 10, 20 ,30 e deri ne 40 vjet burg te rende. Me vjen shume keq sot për ata që u vdesin te afërmit nga korronavirusi e i varrosin te vetëm por për te gjithë ata qe nuk e kane jetuar apo refuzojnë ta kujtojnë është rasti te shohin se si shumica nga te përndjekurit politike te komunizmit i varrosnim te afërmit tanë për 50 vjet, vetëm se komunistet ndalonin me dhune e për arsye politike pjesëmarrjen e te tjerëve ne funeralet e njerëzve tanë.
Një nga krimet me të mëdha të komunizmit në Shqipëri është pa dyshim vrasja masive e fëmijëve te kundërshtareve politike ne kampet e shfarosjes se Tepelenës , Krujës ,Valiasit etje. Ne këto kape shfarosje u mbyllen ne rrethime me tela me gjemba ne kushte çnjerëzore mijëra familjare te kundërshtarëve politik te komunistëve ,gra ,pleq dhe fëmijë ku u lanë të vdisnin nga torturat uria dhe sëmundjet qindra prej tyre .Vetëm ne Kampin e Tepelenës armiku i dukshëm ,komunistet , vranë ne këtë mënyre mënyrë mizore rreth 400 fëmijë. Vetëm ne një dite ne kampin e Turhanit ,Tepelene vdiqën nga uria e u varrosen ku dhe si munden 33 fëmije. Pati nena qe varrosen nga dy fëmijë ne dite . E çuditërisht, edhe pse sot vdekja është me kërcënuese serish mediat , politika e te tjerë vazhdojnë te mos kujtojnë vrasjet dhe vdekjet e komunizmit virusit me te keq e me te madh qe ka kaluar e po kalon bota . I referohen Gripit Spanjoll qe 100 vjet me pare vrau 1 milionë njerëz dhe jo komunizmit i cili vazhdon te jetoje të vrase e qe i ka shkaktuar Shqipërisë mbi 10 mijë viktima e botes te paktën 100 milionë viktima .

more recommended stories

loading...