Gjeneral Ahmetaj: “24 Marsi, skalitur në memorjen e mirënjohjes Kombëtare”!

 

 

Piro AHMETAJ, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD; Ish-Përfaqësues Ushtarak I RSH në NATO përmes një komunikimi ka përkujtuar nisjen e ofensivës së NATO për të çliruar Kosovën nga zgjedha serbe dhe regjimi gjakatar i Millosheviçit.

“”Të nderuar miq/koleg

Sot është një datë, që simbolizon përvjetorin e një ngarje të madhe, që meriton të skalitet përjetësisht në memorien kombëtare!

Në 23 marsit 1999, misionari amerikan, Ambasadori Holbrook, u kthye direkt nga Beogradi në selinë e NATO-s në Bruksel. Kjo kishte qenë edhe përpjekja e fundit diplomatike për të evituar ndërhyrjen ushtarake në ish-Republikën Jugosllave.

Ditën tjetër, 24 Mars 1999, SHBA dhe NATO nis fushatën ajrore për të çliruar Kosovën!

Kjo ngjarje jo vetëm shënoi nisjen e luftës për të gjunjëzuar një “kriminel lufte si Millosheviçi” por edhe ndryshoi përjetësisht gjeopolitikën e Rajonit, në favor të Kombit Shqiptar !

Si sot, 21 vjet më parë, fuqia ajrore e SHBA dhe NATOs u angazhuan për herë të parë në një luftë historike “jashtë artikullit 5” por edhe u faktorizua & legjitimua si ”Aleanca e lirisë, fitimtarëve dhe e besimit te vlerat demkratike në mbarëbotën!

Prandaj, kjo datë e lavdishme meriton të përkujtohet dhe posaçërisht SHBA meritojnë mirënjohjen në përjetësi nga mbarëshqiptarët”!