VIDEO| I vënë flakën koshave të mbeturinave dhe djegin edhe makinat te servisi ngjitur

Një zjarr i vendosur në koshin e mbeturinave ka shkaktuar djegien e disa makinave që gjendeshin në servisin e makinave ngjitur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Unazës në Durrës.

Gazetari i Ora News Mark Bunga thotë se një person i paidentifikuar u ka vënë zjarrin koshave të mbeturinave.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në shkurret përreth duke arritur deri te makinat e parkuara para servisit në pronësi të Sazam Dobllit.

Shërbimet zjarrfikëseve kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.