Një shpresë e re për trajtimin e Covid 19. Ndonëse nuk është pranuar akoma nga komuniteti shkencor

Chloroquina – nje medikament qe fillimisht eshte konceptuar per trajtimin e malarjes sot po perdoret gjeresisht ne spitalit e Gjeneves, Lozanes.. Zvicra nuk ka ende rezerva të mjaftueshme të ketij medikamenti …

Gara për trajtimet kundër koronavirusit të ri ka sjellë chloroquinen (Nivaquine), një ilaç kunder malaries që tregtohet qe prej 70 vjeteve. Në Kinë jane kryer mbi 20 eksperimente klinike për të eksploruar efektivitetin e kësaj molekule ose të një tjetre analoge, hidroksilklorina (Plaquenil), në pacientët e infektuar me SARS-CoV-2, sipas Regjistrit kinez te eksperimenteve klinike.

Në Francë, sapo eshte nisur një studim klinik nga Profesor Didier Raoult, drejtor i Institutit Spitalor-universitar Mesdhetar të infeksioneve (Marseille) dhe anëtar i këshillit shkencor per luften kunder koronavirusit të ri, i cili sapo është krijuar nga Ministria e Shëndetesise. Qe prej dites se hene 16 mars, rezultatet paraprake duken spektakolare: pas gjashtë ditësh trajtimi me Plaquenil, vetëm 25% e pacientëve e kane ende virusin, ne nje kohe qe përqindja e atyre qe nuk e marrin kete trajtim eshte 90% . Madje ngarkesa virale pas gjashtë ditësh do të ishte edhe më e ulët në pacientët e trajtuar më pas me një antibiotik (azitromicinë).

Ky produkt sintetik kunder malarjes me emrin klorokine eshte zhvilluar që në vitet 1930 në Gjermani dhe eshte hedhur ne treg qe në vitin 1949. Ai ishte arma e pare thelbësore në parandalimin dhe trajtimin e malarjes. Me pas, përdorimi i tij u zvogëlua për shkak të zhvillimit të rezistencës ndaj paludizmit dhe zhvillimit të barnave të tjera. Klorokina dhe, mbi të gjitha, hidroksilklorina perdoret edhe në rastin e sëmundjeve autoimune si artriti, lupus dhe reumatizma, si dhe në parandalimin e lucitit (alergjitë nga dielli).

“Pragmatizmi” i Kinezëve

Publikimet e rralla shkencore në lidhje me efektin e këtyre molekulave në SARS-CoV-2 Kane ardhur, për momentin, nga vendi i parë i prekur kronologjikisht nga virusi: Kina. Një artikull i parë i botuar në 25 janar në revistën Cell Research raporton se kloroku është shumë i efektshëm in vitro ndaj këtij virusi. Ne Kine nisen menjehere eksperimentet klinike dhe rezultatet e para pozitive në lidhje me njëqind pacientët e pare u njoftuan gjatë një konference për shtyp më 15 shkurt; pastaj rifilluan më 19 shkurt me një letër drejtuar revistës së specializuar BioScience Trends, pa dhene shifra.

Në fund të shkurtit, Zhong Nanshan, një shkencëtar i njohur dhe këshilltari kryesor mjekësor i qeverisë kineze në lidhje me këtë temë, tha gjatë një konference për shtyp se SARS-CoV-2 u bë i padukshëm pas katër ditëve trajtim me chloroquine në pacientët e trajtuar (ne nje kohe qe koha mesatare e efektit tek pacientët në studime të tjera, ishte pas dymbëdhjetë deri ne njëzet ditë).

« Në Kinë, Iran, Korenë e Jugut, Arabinë Saudite, hidroksilklorina dhe klorokuina janë tashmë pjesë e protokolleve terapeutike »

Didier Raoult, drejtor i Institutit Spitalor universitar Mesdhetar të infeksioneve

Duke vlerësuar pragmatizmin e kinezëve, Didier Raoult nisi një eksperiment klinik, i cili morri miratimin e një komiteti për mbrojtjen e personave (CPP) dhe Agjencisë Kombëtare për Sigurinë e Barnave dhe Produkteve të Shëndetit (ANSM). E provuar në 24 pacientë, studimi vlerëson efektet e 600 mg hidroksilkorin në ditë gjate dhjetë ditëve, sipas kohëzgjatjes se sekretimit të virusit dhe ashpërsise se infeksionit. Ky është një eksperiment i hapur, ku ndiqet evolucioni i pacientëve të përfshirë duke u krahasuar me atë të pacientëve të trajtuar diku tjetër dhe në mënyrë simptomatike. Në prezantimin e tij, Profesori Raoult nuk specifikon nëse rezultatet e arritura kanë të bëjnë me të gjithë pacientët e përfshirë në protokoll; pritet ende një botim shkencor.

Sipas ketij specialisti të sëmundjeve infektive, ka mjaft arsye që të perdoret ky trajtim qe madje kushton shume lire, tek pacientët me Covid-19. “Në Kinë, Iran, Kore të Jugut dhe Arabinë Saudite, hidroksilklorina dhe klorokuina janë tashmë pjesë e protokolleve terapeutike, të këshilluara nga ekspertë, disa prej tyre të njohur nderkombetarisht. Ekziston një nevojë urgjente për të organizuar rekomandime të tilla në Francë, dhe kjo është ajo që unë u kam propozuar autoriteteve shëndetësore, “tha ai.

Kujdes, ky medikament eshte shume toksik në rast të mbidozimit.

Specialistë të tjerë francezë, megjithatë, nuk jane të nje mendimi per efikasitetin antiviral të këtyre molekulave dhe në raportin e tyre përfitim/rrezik. Një nga pyetjet e shtruara në veçanti është ajo e rrezikut të helmimit në doza të larta. Chloroquina, e konsideruar si një medikament me një diferencë të ngushtë terapeutike, është “shumë toksike në rast të mbidozës, veçanërisht te fëmijët”, shkruan në faqen e tij rrjeti francez i qendrave rajonale të farmakovigjilencës (CRPV). Ashpërsia e helmimit akut “vjen nga natyra e hershme dhe brutale e fillimit të çrregullimeve kardiovaskulare”, thuhet ne te.

“Tek të rriturit, doza e rrezikshmerise vlerësohet nga 2 g chloroquine në një marrje.” Ne protokollin kinez, per trajtimin e Covid 19 rekomandosh nje doze 500 mg dy herë në ditë. « Në shkallen e tanishme të njohurive, klorokuina nuk ka një ekuilibër të favorshëm përfitim/rrezik per menaxhimin e infeksioneve të koronavirusit Covid-19, vlerëson rrjeti CRPV. Prandaj, përdorimi i tij në këto raste duhet të përjashtohet, me perjashtim te eksperimenteve klinike nen mbikqyrjen e personave të specializuar “.

Mendohet gjithashru se Chloroquina mund të jetë gjenotoksike, domethënë të ketë një efekt të dëmshëm në gjenet. Dokumentet zyrtare të informacionit për këtë molekulë dhe për hidroksilklorinën, deklarojnë se gratë dhe burrat në moshen e konceptimit të femijeve, duhet të përdorin kontracepriv efektiv gjatë trajtimit dhe deri në tetë muaj pas ndalimit të tij. Kloroku nuk duhet të administrohet gjatë shtatëzanisë, përveç rasteve të mungesës se nje terapie të sigurt. Keto masa paraprake konsiderohen të tepërta nga disa profesionistë të tjere të shëndetesise, por, pas skandalit të Depakines (përgjegjëse për malformacionin dhe çrregullimet neuro-zhvillimore tek fëmijët e nenave të trajtuara me këtë medikament antiepileptik gjatë shtatëzanisë së tyre), duhen marre parasysh e vënë në dyshim, nëse Nivaquina dhe Plaquenili duhet të përshkruhen gjerësisht në kontekstin e një epidemie.

Ky artikull eshte bazuar në versionin filestar të botuar në gazeten « Le Monde ».

Përgatiti: Edlira Dedja