Ja se si biznesi i madh ndihmon ndërsa Shqipëria paguan Oligarkët

Ndërsa në Shqipërinë oligarkike qeveria risheh Aktin Normativ në kurriz të ekonomisë dhe në interes të pak biznesmenëve. Kur buxheti i shtetit do t’i japë 120 mln euro dhe më pas mbi 70 mln euro pagesa nga buxheti i shtetit për dy javë, vendet perëndimore po përpiqen të përballojnë në grup COVID-19.

Në Gjermani duket se bizneset e fuqishme të automobilistikës janë në bisedime me qeverinë gjermane për të hapur fabrikat e tyre me qëllim prodhimin e maskave, ventilatorëve dhe pajisjeve të tjera mjeësore. Një lëvizje e tillë vjen në çastet kur vende të ndryshme të Europës po u kërkojnë kompanive të tyre të mëdha që të zhvendosin prodhimet e tyre tek mjetet mjekësore.

Volksëagen, që ka mbyllur fabrikat e tij në gjithë Europën u shpreh në një deklaratë se ishte duke u përgatitur që të jepte kontributin e tij në këtë përpjekje. Ky grup ka më shumë se 125 printera në formë 3D-je që mund t’i vijnë në ndihmë kërkesave për bazë mjekësore nga vendet e BE-së

Duket se gjermanët nuk do të jenë të vetmit në këtë përpjekje, shumë kompani të tjera do të ndjekin modelin e tyre për t’iu vendosur në shërbim të interesit të përbashkët. Ndërkohë që shqiptarëve u merren çdo ditë 330 mijë euro në ditë nga pagesat për PPP-të vetëm për këtë vit.