Indrit Vokshi – E dini pse e përçmoj Edi Ramën?

Nga Indrit Vokshi

Sepse nuk është pozitiv. Nuk është njeri dashamirës. Nuk përcjell pozitivitet, pjekuri dhe siguri te të tjerët. Që të pohojnë të tjerët “Gjithçka mundet me ndodh, po ky lloj burri është me ne dhe për ne”. Duke qenë negativ si natyrë e ka me kërcënim hesapin – sifate rrugaçësh këto. Mendon se po kërcënon punonjësit në bashkinë e Tiranës, nuk e kupton se po flet me një popull. Po të jesh pozitiv, pa kërcënime, pa batuta idiote me të cilat përcjell pasiguri dhe adoleshencë tek njerëzit, njerëzit të nigjojnë dhe bashkëpunojnë. Se sjanë aq kafshë sa duan t’i paraqesin. Del burri e u flet njerëzve mirë. U thotë.. na ka ra ky hall, ndoshta jemi treguar të papërgjegjshëm apo të pakujdesshëm që sjemi pregatitur nga ana spitalore për ditë të tilla, por se kemi menduar. Por kjo le të shërbejë për me zanë mend nesër, si qofsha unë kryeministër, si dikush tjetër. Tashti është i nevojshëm bashkëpunimi. Me nejt pak mrena. Për nevojat ushqimore e spitalore, do tu ndihmoj unë që po u kërkoj me nejt mrena, se mua më takon, përderisa unë po ua kërkoj. Asgjë pa sakrificë e pa u dëmtuar pak, nuk ka, por dashtë Zoti nuk dalim shumë të dëmtum prej kësaj situate. Unë jam gati me ua anulu tenderat e koncesionet miqve që më mbajnë në pushtet, për tiu ndihmuar ju. Nëse e vlerësoni ketë, kur ata të mos më mbajnë ngaqë u anulova tenderat, po deshët më mbani ju, po nuk deshët, ska problem, do e sakrifikoj karrierën. Kam 20 vite pushtet. Sbëhet nami. Kaq fjalim nuk e mban. Se me kaq fjalim i ke njerëzit me vete.

Por ky del, rren, përmend varre, manipulon video, analizon natyrën e vlonjatëve dhe faktin që këta do shajnë virusin e turlifar idiotsish. Mendon se ia arrin me tmerr. Njerëzit dynden se thonë nuk ka kush na ndihmon po mbetëm keq, prandaj. Fati jonë. Zoti na nimoft.