Falja e një takse nga Veliaj, reagon Bozdo: Tallje e madhe, qytetarët do paguajnë tatim fitimin, të tabelës, të pastrimit

Ish nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Eno Bozdo përmes një komunikimi ka deklaruar se falja e taksës së hapësirës publike nga ana e kryebashkiakut Erion Veliaj është një tallje.

“Është fatkeqësi të tallesh me ata që janë në vështirësi.
E kam fjalën për E. Veliaj i cili ka vendosur tu falë bizneseve të Tiranës taksën e zënies së hapsirës publike.
Është tallje e pastër në kushtet kur bizneset kanë mbyllur totalisht aktivitetin e tyre. Sepse atyre do tu duhet të paguajnë ndërkaq tatim fitimin, taksën e tabelës, taksën e pastrimit, etj…
Pra, duhet të paguajnë pavarësisht se nuk punojnë qoftë edhe 1 orë prej 2 javësh. Por Veliajt i duhet vetëm publiciteti, se për bizneset as ia ndjen fare në këtë kohë.
Nuk mjaftoka pra kaosi i qeverisë së Ramës që verëm premton po nuk ka ndërmend ta fusë dorën në xhep pavarësisht kërkesave të Opozitës, por tani biznesit i duhet edhe të durojë talljen e Veliajt””- tha Bozdo.