Ekziston një lidhje e fortë e vitaminës C me sistemin imunitar

Nga Ajshe Leka, Nutricioniste

Ushqimet e pasura me vitaminë C janë: portokajtë dhe agrumet e tjera, domatet, spinaqi, brokoli, asparagët, papaja, kivi, frutat e malit, lakra e Brukselit, specat e verdhë dhe të kuq. Edhe luleshtrydhet janë gjithashtu burime të shkëlqyera. Në fakt, vitamina C gjendet në kaq shumë ushqime sa që shumica e njerëzve nuk kanë nevojë të marrin shtesa, përveç nëse mjeku e këshillon këtë.