I lashë prindërve tortën tek dera, kisha frikë|Ermal Mamaqi kalon ditëlindjen më të dhimbshme

Ditën e djeshme Ermal Mamaqi ka festuar 38-vjetorin e tij. Përmes një postimi në “Instagram”, ai shprehet se ka qenë ditëlindja e tij më e trishtë e jetës së tij, ai nuk ka mundur dot të përqafojë as prindërit e tij.

Ermali i ka blerë atyre një tortë dhe ia ka lënë tek dera dhe është larguar duke i parë thjesht nga larg. Për të ishte shumë e dhimbshme dhe po priste që të shkonte në makinë për të lëshuar lotët e tij.

“Miq faleminderit per urimet. Padyshim ditlindja me e trishtuar.
Desha të ndaj diçka me ju…
Sot paradite vajta te shpija prindërve dhe i lash një tortë te dera. Zbrita 10 shkallë. Prita sa e hapën derën. I fola nga poshtë… filluan të dy të qanin. Une prita te shkoj ne makine qe te nxjerr lotet. Nuk di si tju them, dhe tani që po shkruaj më mbushen sytë. Si film dramatik. 2min qëndruam, ata në derë e unë poshtë shkallëve. Cudi e madhe, kemi qendruar larg njeri tjetrit shume here me gjate se kaq, dhe ska qene shume problem(te pakten nga une), por sot ishte ndryshe. Sigurisht, gjithe kjo lemeri qe po ndodh. Donim te perqafoheshim dhe nuk mundeshim. Se ku i dihet… Mund te jete ne trupat tane dhe po ja ngjisim tjetri… Nuk e kisha menduar që do jetonim kto kohë. Por është mirë.
Po ndjejmë përsëri mall për njëri tjetrin. Po prekim ca dhoma të zemrës që ishin me pluhur. Dhe si gjithmonë në kto raste po bëhemi pishman për idiotësitë që mërziteshim në kohë paqeje.
E di qe dhe juve ju mungojne familjaret me shume se kurre kto dite. E di që mund ti keni lënë në shpitë e tyre. Ka disa që jetojnë vetëm atje ku janë… Qendroni te forte.
Prapë jam i lumtur. Po pres… Është duke ardhur diçka shumë e mirë… Mos harroni. Dhuratat vijnë përmes problemeve.
Ju përqafoj”, ka shkruar Ermali në postim.