“Rama ik, Rama ik”: Ok, rri!

Nga Raimonda Shundi

Studentët nisën një tërmet që askush nuk e priste të zhvillohej aq papritur dhe ethshëm. Pas kësaj, Shqiptarët pritën se kur do të vinte fundi i qeverisjes së artistit sportist; Situatë që nisi edhe periudhën zbavitëse të memeve. Personazhet e thumbuar ishin natyrshëm kabineti dhe kryetari i saj Rama. Batutat, huazimet, përshtatjet e kryetarit, ishin kudo, së bashku me emrat e tjerë prej hokatërësh. Më pas doli thirrja e Ramës “Kur do takohemi?”, kërkesa e tij, e realizuar në kabinën e dushit, u bë lajm-motivi i ditës. Artsitë e qytetërë të shumtë përvetësuan ethshëm batutën që kryetari lançonte “non stop” në të gjitha rrjetet e tij personale, por jo vetëm. E di që janë të njohura për shumëkënd se koha është jo fort e largët, por ka një pse e gjitha kjo
Konica thotë për ne Shqiptarët se: “duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen. Ne Shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot” . Konica në këto rreshta na kujton midis të tjerave se kokëfortësia na mori në qafë, por edhe harresa dëmin e ka të hidhur. Ne harrojmë shpejt, ndaj ia vlen që këto vite të ngarkuara me kaq shumë absurd njerëzoro – politikues, të risillet në vëmëndje. Ja çfarë kemi kaluar, me apo pa dashje. Shqipëria, vendi i shqiponjave që s’ka asnjë kokërr shqiponje, po mpreh shpatën e historisë të cilën e bënë si tu tekej, pavarësisht çka realisht ndodhi. Pra, për të vijuar me analizën e asaj që ndodhi vetëm në këtë vit që shkoj. Patëm më shumë manifestime, meme, studio televizive, përjetuam epokën “ Rama-Nikolla”. Por jo… edhe pse studentët për pak bën atë që shumëkush priste me ankth, situata nisi të venitet, derisa heshtja dhe rutina momentale kaploi shumëçka. Gjallëria u kthye për të pritur edhe më të fort thagmën e rradhës. Shkatërrimi i shtëpive për zmadhimin e unazës qe në vëlim e sipër. Banorët e Unazës së Re të irrituar më shumë se kurrë, nuk mungonin në protestat e tyre sistematike. Teatri gjithashtu po lotonte për të mos u shembur. Protestat kapluan vendin me sloganin tashmë të njohur “ Rama ik”. Por Rama ngulte këmbë se do të ikte vetëm kur të donte ai, jo kur populli të vërshonte në rrugë duke protestuar. Slogani “Rama ik “ vijoi të që fort i dashur për shqiptarët, madje edhe kur bëhen ndeshje apo grumbullime kënqësie, patjetër që dikush do e shpërfaqë pankartën tej të preferuar “Rama ik”. Por Rama nuk do të ikë, por të rrijë dhe vetëm të rrijë. U largua duke u ndërruar i gjithë kabineti pas tubimeve, por vetëm ai jo. Fytyra të reja të cilat ende vijojnë të jenë të tilla, nuk mundën dot të nxirnin nga moda thirrjen patetitke, “Rama ik” . Befas një tjetër klithje ulëriti edhe më fort. Tërmeti. Rama vijoi të mos e dëgjonte katastrofën natyrore duke e trajtuar si qokë “bisedash në shtëpi”. Teatri Kombëtar gjithashtu ishte dhe vijon të jetë toka e nxehtë e klithjes së “Rama ik-ut”, ku thirrja kaloi deri tek Europa Nostra, duke kujtuar se atë kryeministër që shemb historinë, e merr historia me vete; Por të gjitha tërmetet e mundshme të ndodhin, Rama vijon të mos dëgjojë.
Së fundi, po Ramës i takoi të prek edhe hallin aktual të koronavirusit. E shohim të përpëlitet te kjo sfidë që po ia heq rehatinë. “Kjo kohë e mallkuar nuk ka asnjë lidhje me kohën e programimit të të ardhurave. E le më pastaj, me kohën e kacafytjes politike të kohës së paqes me lloj platformash opozitare që e kthejnë detin në kos. Të ardhurat në buxhetin e shtetit do të bien shumë, po muajn tjetër? Po muajin pasardhës?”. Kjo ishte deklarata e fundit që kreu i shtetit duke mallkuar kohën dhe pasi lau e leu duart me të gjithë shqiptarët, le të kuptoj për një situatë bezdisëse. Kur thirjet “Rama ik, Rama ik” janë rrefuzuar me arrogancë në kohën e shurdhërisë së tij. Sot fatkeqësitë dhe autoriteti natyrë i/a ka hequr forcërisht fashat nga sytë dhe tamponët nga veshët. Sot ai dhe ne bashkë, po përballemi me pushtetin e vërtetë të cilin nuk ka burrë të përballet. Ok, rri Rama rri!”