Kalifi i Surrelit terrorizon popullin e tij, me teknika të ISIS

Kryeministri Rama ka nisur një fushatë terrori kundër qytetarëve të tij për të fshehur paaftësinë dhe keqmenaxhimin e ministrave të tij.
Rama nuk mori masa kur ishte për të marrë, sapo filloi përhapja në veri të Italisë në fund të Janarit. Edhe Shërbimi Informativ e ka informuar për rrezikun.

Përkundër kërkesave të opozitës, Edi Rama organizoi kongres të Rilindjes në 29 shkurt ku kërkoi 800 mijë vota. Pra skishte bërë asgjë deri në atë moment.
Më 9 mars u njohëm me rastin e parë me Koronavirus, por në fakt virusi Kinez kishte kohë që qarkullonte në Tiranë përderisa me darë 3 mars policia e Stambollit ndaloi një të moshuar shqiptaro-amerikane me Koronavisur.

Paskëtaj dite Edi Rama ka përshkallëzuar retorikën e kërcënimet, me gjoba, burg, ndalim qarkullimi, ndalim aktiviteti etj.

Madje ai poston edhe video të tmerrshme, si të ishte anëtar i ISIS, për të terrorizuar popullatën. Sot përdori një video të protestave në Algjeri si masa spanjolle, për të justifikuar masat e tij qesharake me Humve amerikan me 12.7.

Ai është kalifi i Surrelit.

Video e Ramës, gjasme spanjolle:

Në fakt janë në Algjeri, ku policia rreh protestuesit e opozitës.