Zëri i Amerikës jep rradhët e gjata në mëngjes në banka. SKANDAL

Tiranë, e premte, 20 mars 2020, ora 8. Rradhë të gjata para bankave, shitoreve e farmacive dhe policia e shtetit, që ndalon çdo automjet për të kontrolluar dokumentat. Në orën 10 ndalohet rreptësisht qarkullimi i këmbësorëve për 6 orët e tjera të ditës. Policia ndëshkon rreptë çdo shofer pa dokumentet speciale dhe gjobit çdo këmbësor, që kapet jashtë orareve të lejuara. Shqipëria numëron 2 të vdekur dhe 64 të prekur nga 665 teste për COVID-19. Orari tjetër i ndalimit të qarkullimit është nga ora 6 pasdite deri në orën 6 të mëngjesit tjetër.