SKANDAL| Qeveria Rama kujtohet të blejë Respiratorë 10 ditë pas rastit të parë, tenderi abuziv i telekomanduar

Thirrjet e NJËPASNJËSHME të mjekëve dhe opozitës për blerjen e pajisjeve mjekësore për të përballuar krizën nga COVID 19 janë dëgjuar 10 ditë me vonesë nga ana e qeverisë Rama. Dhe kjo kur rastet po rriten për ditë, po ashtu edhe viktimat.

Ministria e Shëndetësisë, përmes firmës së Sekretarit të përgjithshëm Geraldina Profani ka hapur tenderin për blerjen e aparateve për respiratorë të drejtuar për të rritur dhe fëmijë, me prokurorim të drejtpërdrejtë. Fondi për të blerë 2 respiratorë është 127, 727, 371 lekë, pa tvsh.

Nëse vërehen me vëmendje kriteret janë dukshëm abuzivë sepse 60 pikë i jep kohës se levrimit ndërsa 40 pikë ofertës financiare.

Duke ditur mungesat dhe gjendjen në spitalin infektiv dhe në përgjithësi në spitalet e tjera në rrethe, vonesa është e pafalshme. Ajo është KRIMINALE.

Rasti i parë i konstatuar me Koronavirus në Shqipëri është me datë 8 mars, ndërsa tenderi është bërë ditën e djeshme me 17 mars. Kanë humbur me propagandë 10 ditë.