As virusi nuk i ngre shqiptaret

Nga Marlin Muça

Pas krizave te medha qe lindin nga faktoret humane apo natyrore, shoqerite rrezikojne te bien ne spiralen e ndryshimeve te medha shoqerore dhe politike. Keto ndryshime kerkojne nje nxites te jashtem ose nje nevoje te brendshme per nje realitet tjeter qe manifestohet shpeshere edhe nepermjet ideologjive qe kundershtojne rendin politik ekzistues. Kjo ka mbi 20 vite qe nuk ndodh ne Shqiperi. Ajo cfare pason krizat nuk eshte ndryshimi apo kaosi dhe anarkia por rrenjosja e metejshme e konformizmit ndaj hiearkise dhe pushtetit. Ne nje kohe kur sistemi shendetesor ne Shqiperi vuan ne agoni te plote ikjen masive te doktoreve dhe infiermiereve, thirrja e shtetit ndaj studenteve te mjekesesise per ndihme ne perballimin e krizes se virusit pritet me ovacione nga populli. Nje urra qe te kujton kohet e vrullit revolucionar te proletareve pa din e iman qe shkonin vullnetar per te ndertuar Hidrocentralin e Fierzes.
Natyrisht se ne nje shoqeri normale, solidariteti eshte pergjigjja adekuate perballe nje krize qe cenon sigurine publike. Mirepo ne nuk jetojme ne nje vend normal dhe pervoja historike do t`i detyronte shqiptaret, me konkretisht qarqet e mjekeve dhe te atyre qe aspirojne te behen mjeke te reagojne fuqishimisht perballe nje pushteti qe financon shkollimin e tyre per te shendoshur me vone sistemin shendetesor gjerman apo sistemin e ndonje vendi tjeter. Nuk po flas per greve apo mosbindje te ketij lloji. Mjeket jane nje shtrese per te cilen greva perkthehet ne humbje jete. Mirepo e pritshme do te ishte nje deklarate e forte nga ta dhe te ngjashmit e tyre lidhur me perdhunen qe kjo shtrese perjeton nga qytetaret e thjeshte te ketij vendi e derit te zyrtaret me te larte te shtetit. Jo vetem qe ky reagim nuk erdhi, por korteu revolucionar vazhdon te festoje vrullin e mobilizimit te pergjithshem pa kuptuar se kur fanfarat te pushojne dhe njerezit te shkojne ne shtepi jo prej virusit por prej rikthimit te perditshmerise, ata do te vazhdojne te rrihen, te korruptohen dhe ne fund te ikin me ceremoni ne Europen qe nuk i rreh dhe as i poshteron me nje roge 500 mije leke por i vlereson me se pari duke ju dhene dinjitet dhe respektuar rrugen e tyre fisnike te Hipokratit.
Kjo heshtje tregon se ne kete vend ka vdekur nervi i reagimit dhe bashke me te cdo ligj tjeter natyror apo perfundim shkencor te sociologeve apo politologeve te ketyre 100 viteve te fundit. Ne Shqiperi krizat nuk prodhojne revolucione por metastaza qe dhjamosin edhe me kancerin gerryes te ketij kombi, te ketij populli.

more recommended stories

loading...