Masat duhet të ishin marrë me kohë o Edi, jo pas është bërë m… kala.


Nga Patrik Sadikaj

Tani që të infektuarit hynë e shkuan në dasma e varrime, luajtën futboll e bënë kafe në lokale, gjejini sa të doni. Nxirrni polici e ushtri sa të doni në rrugë. Nuk bëni dot asgjë.
Del kreu i policisë me maskë e thotë po kapim virusin se shetit rrugëve! Nuk e di se si mundet të dalë dhe në tv.
Qytetarët që kanë qenë në zonën e kuqe janë kudo tani. Masat duhet të ishin marrë me kohë o Edi, jo pas është bërë m… kala. Tani skemi ça bëjmë veç ti dëgjojmë erën.
“Masat merren pasi të vijë virusi”, – tha dje km ndërsa kaposhej sipër kësaj kalaje që la të bëhej në mes të Shqipërisë.
Masat duhet të ishin marrë që kur virusi erdhi në Itali. Po ta kishte bërë, do të ishim duke ecur rehat në punët tona, jo të mbylleshim në karantinë të gjithë. Është faji i shtetit dhe jo i atyre që shkuan dhe morën virusin në Itali. Papërgjegjshmëria e tyre është personale, ndërsa e shtetit është kombëtare.
Po meqë tashmë e kemi këtu, ky show për të gjetur virusin teksa shëtit nëpër rrugë është bajat dhe i shërben vetëm një propagande cinike, kur njerëzit e shkretë tashmë nuk e dinë më se nga të ruhen.
Kjo karantina pas pilafit, ka krijuar një situatë vërtet lufte siç ka qejf ta thotë Edi. Njerëzit po harxhojnë gjithçka për të blerë ushqime dhe rrezikojnë që nesër, nëse kjo situatë vazhdon, të mbeten trokë dhe pa mundësinë e furrnizimit. Nëse ndodh kjo, çfarë do bëjë Edi, apo një përqafim nga larg me sms?!
A ka menduar kush të sqarojë popullin që të mos panikoset edhe për bukën e fëmijëve?! Deri tani jo. Madje, duke ndalur çdo gjë, edhe transportin privat dhe lëvizjen në rrugë, ka krijuar efekt boomerang pasi pas lajmit në fjalë, njerzit iu turrën dyqaneve dhe marketeve duke krijuar panik të madh.
E kur kjo ndodh, Edi na dërgon sms nga kompjuteri dhe nxjerr Taulantin nga karantina për të paditur këdo që thotë ndonjë shqetësim apo të vërtetë që është më e rëndësishmja në këtë moment. Pastaj në sms na thotë mos të besojmë lajmet e rreme, kur në fakt media po bën sa mundet të informojë, edhe kur është nën çensurë aq të madhe sa nuk boton dot as deklaratat e opozitës.
Mua nuk më erdhi sms nga Edi, as përqafim nga larg, por prej disa ditësh ndjej vetëm keqmenaxhimin e tij në këtë situatë që nuk zgjidhet me sms, por me masa të cilat u morën shumë vonë. Shpresoj të jenë të kënaqur ata që shitën bileta pa farë për avionë e tragete dhe mbushën vendin me qytetarë të pakontrolluar që vinin nga vullkani i Coronavirusit në Itali.
Në vend të përqafimit, po dërgoj një lutje: Zoti qoftë me ne dhe na ndihmoftë ta kalojmë këtë situatë dhe jeta të fitojë si gjithmonë. Por ama dhe apel për reflektim, që nesër kur virusi të jetë mundur, të mendohemi mirë kujt ia besojmë jetën tonë, të fëmijëve tanë, por kjo tani nuk ka vend për diskutim.

more recommended stories

loading...