Histerikët e grenellizmit (Apo, pro serbët e pavetëdijshëm)

Nga Nezir Kraki

Ajo që e tha kryeministri Kurti është 100% e vërtetë. Kosova, siç jam tranu duke e përsërit që sa kohë, është në rrezik të madh. Nëse nuk ndalet Thaqi në pazaret e tij, kurrë Kosovë në formë shteti normal s’do kemi. Serbia do ripozicionohet si aktori kryesor ne rajon me kontrolle dhe fuqi sabotimi mbi Kosovë, derisa Shqipëria e rivdekur do vazhdojë në agoninë e saj çoroditëse.

Si mendoni tash?

A ta heqim taksën dhe bashkë me të ta heqim edhe një copë tokë n’Veri si dhuratë për Serbinë duke i besu Hashim Thaqit i cili i ka tradhetu edhe shoket e luftes me gjykaten soeciale?

A t’i besojmë ministrit të Millosheviçit i cili ende mban peng qindra trupa civilësh shqiptarë të vrarë e masakruar barbarisht nga ata që sot festohen si heronj në Serbi?

Apo të presim pak sa ta izolojmë politikisht këtë zhbërës të Kosovës që ilegalisht bisedon skutave për fatin tonë? Hashim Thaqi duhet të përndiqet për tradhëti kombëtare dhe për tejkalim kompetencash kushtetuese sapo të ketë dështu plani e tij fatzi.

Ju që e merrni edhe djalin e Trumpit si reference strategjike të politikës së jashtme amerikane dhe ju që keni 4 javë që shpikni lajme frikësuese në favor të Serbisë, ju nuk bëni tradhëti kombëtare por e dëshmoni midiokritetin tuaj ose nga mosdija ose nga llogarite personale brenda bandave politike falë t cilave sot i keni edhe ato kravata të keqlidhura që na i shfaqni nga studio në studio.

As juve as Thaqit nuk ju konvenon një Kosovë me dinjitet shtetëror dhe me rregulla politike në interes të qytetarit. Ju sikur bandat që deri dje ishin në pushtet, keni halle tjera kur na lodhni me përralla proamerikane e antiamerikane. Une jua di hallet juve. Kosova nuk është ne ate liste.

Tash a të bëjmë diçka?

A po e mbyllni gojen deri në qershor të paktën e mos na lodhni përralla me amerikanin e gjermanin?

Ah! Po, gjermani. A ju ka shku ne mendje pse Gjermania, Franca, Anglia, Italia nuk po i bejne presion Kosoves as per takse as per marreveshje te shpejt?

Sepse, e dinë që kjo logjikë do na çojë të gjitjëve drejt nje lufte të re.

Mendoni pak! Provojeni edhe ju si është ndjesia kur ke dinjitet dhe integritet personal e intelektual. Nuk e pres këtë nga Thaqi i cili as fjalët dinjitet e integritet s’i merr vesh por nga ju që keni mend sa me e dallu të bardhen nga e zeza.

more recommended stories

loading...