Qepët e kuqe: parandalojne sulmet në zemër, ulin sheqerin dhe tensionin

Qepa e kuqe është një përbërës shumë i pranishëm në kuzhinat tona, thelbësore për disa përgatitje. Njohja me vetitë terapeutike të këtij lloji qepësh do të na bëjë që t’i përdorim ato edhe me më shumë kënaqësi.Qepa e kuqe ka një aromë më delikate se llojet e tjera, kjo është arsyeja pse mund të hahet edhe para, në sallata apo sanduiçe. Kjo na lejon të shijojmë përfitimet e saj edhe më shumë, të cilat i rendisim më poshtë.
*Zemra.
Komponimet e squfurit të qepës së kuqe kanë veti antikoaguluese, dhe janë të afta për të ulur nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve. Kjo është arsyeja pse qepa e kuqe është një ushqim i rekomanduar për të mbrojtur zemrën.
*Kanceri.
Konsumimi i shpeshtë i qepës së papërpunuar mund të kontribuojë në parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit, siç është kanceri i vezoreve dhe zorres se trashe falë përmbajtjes së pasur të flavonoideve.
*Kalori.
Një qepë me madhësi të mesme përmban rreth 45 kalori. Qepët e kuqe janë të pakta në natrium dhe nuk përmbajnë kolesterol dhe yndyrë. Përveç kësaj, ato janë të pasura me fibra dhe për këtë arsye janë të afta të përmirësojnë tretjen dhe të na bëjnë të ndjehemi të plotë.
*Humor.
Folatet e qepës së kuqe zvogëlojne homocisteinën, një substancë që parandalon disa lëndë ushqyese të arrijnë në tru dhe zvogëlon prodhimin e serotoninës dhe dopaminës, hormonet që shoqërohen me një gjendje të mirëqenies.
*Goja.
Përtypja e një qepë të kuqe të papërpunuar për dy ose tre minuta ndihmon në dezinfektimin e gojës dhe vrasjen e shumicës së baktereve që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve dhe infeksione të tjera.