5 mars 1914 – Anija e parë ushtarake me flamur Shqiptar

Në 5 mars 1914 jahti ushtarak “TAURUS” ngriti për herë të parë flamurin shqiptar në Trieste, Itali. Jahti ushtarak austro-humngarez “TAURUS” mbante flamurin austro-humgarezë dhe qysh nga viti 1912 qëndronte në bazën detare austro-hungareze në Stamboll. Jahti “Taurus” mori në bord Princ Vidin (Willian de Wied), Mbretin e Shqipërisë dhe nisi lundrimin në datën 6 mars 1914, i shoqëruar me nderime nga kryqëzori franceze “Bruix”, kryqëzori i lehtë britanik “Gloucester” dhe kryqëzori i lehtë italian “Quarto”. TAURUS dhe anijet e shoqërimit mbërritën në Durrës më 7 mars 1914 rreth orës 15:00.

Jahti “TAURUS” është anija e parë ushtarake që ngre flamurin e Shqipërisë. Ajo ishte një anije me një ekuipazh prej 48 marinarë dhe vetëm flamurin kishte shqiptar, pasi emri dhe ekujpazhi ishin të huaj. Nga nëntori 1918 deri 1920 “TAURUS” shërbeu si anije patrulluese italiane me emrin “Marechiaro”. Në vitin 1928 u kthye në Shqipëri dhe iu vendos emri “Aurora” duke shërbyer si jaht i kryeministrit. Në 1938 u armatos përsëri duke u kthyer në anije patrulluese, por në shtator 1943 u mbyt në det larg Ankonës, në ujrat italiane.