Si grabitqarët, edhe patogjenet kanë prenë e tyre te parapelqyer

Nga Selim Kurti
_________
Ashtu si grabitqaret, edhe patogjenet kane prenë e tyre te parapelqyer.

Luani, si grabitqar, rastesisht mund ta braktise menune e tij te zakonshme dhe, ne vend te gnu-së (antilopes afrikane), te vrase nje lope, apo ne vend te nje zebre, te shqyeje nje njeri.

Shkenca i njeh keto si aberracione qe mund te ndodhin e te vrasin.
Kur nje patogjen “kercen” nga kafsha te njeriu, ai rrenjoset ne te si agjent patogjen ku mund te shkaktoje semundje ose vdekje.

Edhe ne rastin e koronavirusit ne gjendemi para nje zoonoze qe na ndihmon te kuptojme se pse disa semundje – linë, poliomielitin etj – i kemi mposhtur, por disa te tjera – dengen, ethet e verdha – jo akoma.

Prandaj SARS-CoV-2 nuk eshte nje rast i izoluar.
Zoonozat jane me te zakonshme se ç’e mendojme.
Aq te zakonshme, saqe 60% e semundjeve infektive qe njohim sot, rrjedhin nga ky kapercim nderllojor i patogjenit.

Prandaj nuk mund ta dime, e nuk do ta dime asnjehere, se kur do te shpertheje pandemia e ardhshme: planetare e vdekjeprurese!