Pse të konsumoni avokado është shumë e mirë për shëndetin tuaj…

Avokado ka vlera të larta ushqyese, pasi ka një numër të jashtëzakonshëm vitaminash, dhe është e aftë të luftojë komplikimet kardiovaskulare.
Avokado eshte e pasur me karbohidrate, proteina, yndyrna, vitamina A, C, D, B6 dhe E, minerale, fibra dhe ujë. 100 gram avokado përmbajnë 2 gramë acide yndyrore të ngopura, 8.9 gram acide yndyrore të monosaturuara dhe 1,7 gram acide yndyrore të polisaturuara.Eshte gjithashtu e pasur me mangan, një perberes esencial për funksionimin e duhur të trurit, si dhe magnez, i cili kontribuon në metabolizmin e lipideve, proteinave dhe kalciumit.
*Ka rreth 11 vitamina dhe 14 minerale, acide dhe aminoacide
*Eshte e pasur me vitaminë E dhe acid folik
*Përmban acide yndyrore ngopura dhe të pangopura (përfshirë omega 6 dhe 3)
*Përmban aminoacide thelbësore
*Minerale si kaliumi, fosfori dhe magnezi
*Përmban luteine, e shkëlqyeshme për të na mbrojtur nga sëmundjet e syve
*Vonon plakjen dhe mbron nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri
*Ndihmon në rregullimin e nivelit të kolesterolit në gjak
*Eshte stimuluese dhe afrodiziak
*Vlerat e larta ushqyese e bëjne atë një zëvendësues të shkëlqyeshëm të mishit
*Caji i gjetheve të saj lehtëson dhimbjen e kokës, sëmundjet e frymëmarrjes dhe problemet menstruale
*Rekomandohet për diabetikët, pasi është një ushqim i shëndetshëm dhe i shijshëm .
*Yndyrnat e pangopura të avokados ndihmojnë në kontrollin e triglicerideve në gjak